Puna nga shtepia ofron avantazhe te shumta, si fleksibilitet, kursim kohe dhe nje balancim me te mire te jetes personale me ate profesionale. Megjithate, nese nuk ndiqen disa zakone te shendetshme, kjo menyre pune mund te ndikoje negativisht ne shendetin mendor, duke rritur stresin, lodhjen mendore dhe ndjesine e izolimit. Per kete arsye, eshte e rendesishme te shijosh perfitimet e saj pa neglizhuar mireqenien psikologjike.
Izolimi social
Nje nga sfidat me te medha te punes nga shtepia eshte mungesa e kontaktit te perditshem me njerezit. Bisedat spontane me koleget, nje kafe gjate pushimit apo edhe pershendetjet e zakonshme jane pjese e shendetit tone emocional.
Kur dita kalon vetem para kompjuterit, pa kontakte sociale, mund te shfaqen ndjenja vetmie, izolimi dhe zbrazetie. Me kalimin e kohes, kjo mund te rrise nivelin e ankthit, te ule humorin dhe te ndikoj ne vetebesim.
Per kete arsye, perpiqu te takosh miq, familjare ose kolege edhe jashte orarit te punes. Edhe nje shetitje ose nje bisede e shkurter mund te permiresoje ndjeshem gjendjen emocionale.
Qendrimi i gjate ne shtepi
Kur zgjohemi, punojme, pushojme dhe fleme ne te njejtin ambient, truri e ka te veshtire te krijoje ndarjen mes kohes se punes dhe kohes se pushimit.
Shume persona perfundojne duke kontrolluar email-et edhe ne darke ose duke menduar vazhdimisht per detyrat e punes. Kjo krijon nje gjendje te vazhdueshme tensioni dhe e pengon mendjen te relaksohet.
Nese eshte e mundur, krijo nje kend te vecante per pune dhe largohu prej tij sapo dita e punes te perfundoje.
Mungesa e aktivitetit fizik
Kur punon nga shtepia, levizja shpesh reduktohet ndjeshem. Mund te kalosh ore te tera ulur pa e kuptuar.
Mungesa e aktivitetit fizik nuk ndikon vetem ne trup, por edhe ne shendetin mendor. Ajo lidhet me rritjen e stresit, uljen e energjise, veshtiresi ne perqendrim dhe humor me te ulet.
Nuk eshte e nevojshme te besh stervitje intensive. Edhe nje ecje 30-minuteshe, disa ushtrime te lehta ose nje shetitje ne natyre ndihmojne trurin te cliroje hormone qe permiresojne humorin dhe ulin ankthin.
Ekspozimi i vazhdueshem ndaj ekranit
Puna online kerkon shume ore para kompjuterit. Kjo lodh jo vetem syte, por edhe trurin.
Pas disa oresh para ekranit mund te ndjesh veshtiresi ne perqendrim, irritim, dhimbje koke dhe lodhje mendore.
Bej nje pushim te shkurter cdo 60-90 minuta. Ngrihu, leviz, ushqehu, hidratohu , shiko larg ekranit dhe merr fryme thelle per disa minuta.
Mos e neglizho rutinen e perditshme
Kur punon nga shtepia eshte e lehte te fillosh punen ende pa ngrene mengjes ose te qendrosh me pizhame deri ne mesdite. Edhe pse duket e parendesishme, rutina ndikon drejtperdrejt ne menyren si funksionon truri.
Zgjohu ne nje orar te rregullt, veshu sikur do te shkoje ne pune, ha vakte te rregullta dhe planifiko pushimet. Kjo ndihmon ne rritjen e produktivitetit dhe ul ndjeshem stresin.
Vendos kufij mes punes dhe jetes personale
Shume njerez qe punojne nga shtepia perfundojne duke punuar me gjate se sa do te punonin ne zyre. Kjo ndodh sepse kufiri mes punes dhe jetes personale fillon te zhduket.
Kur perfundon orari, mbyll kompjuterin dhe shmang kontrollimin e vazhdueshem te mesazheve te punes. Jepi vetes kohe per familjen, hobit, leximin ose aktivitete qe te relaksojne.
Se fundmi
Puna nga shtepia mund te ofroje shume avantazhe, por vetem nese shoqerohet me zakone te shendetshme. Dalja rregullisht nga shtepia, takimi me njerez, aktiviteti fizik, pushimet gjate dites dhe ndarja e qarte mes punes dhe jetes personale jane faktore qe mbrojne shendetin mendor.
Mos harro se produktiviteti nuk varet vetem nga sa ore punon, por edhe nga sa mire kujdesesh per mendjen tende. Nje mendje e qete, nje trup aktiv dhe marredhenie te shendetshme me njerezit jane baza e nje jete profesionale dhe personale te balancuar.



