Pas tre muajve te pare, shume njerez mendojne se periudha me e veshtire ka kaluar. E verteta eshte se tani nis nje faze tjeter, me e qete nga jashte, por shpesh po aq e pasur me emocione nga brenda.
Ne kete periudhe, si nena ashtu edhe bebi fillojne te njihen me mire me njeri-tjetrin. Marrdhenia e tyre nuk mbeshtetet me vetem te ushqyerja apo kujdesi i perditshem. Ajo fillon te ndertohet mbi shikime, buzeqeshje, prekje dhe ndjesine se “jemi bashke”. Kjo lidhje emocionale eshte nje nga dhuratat me te medha qe nje nene mund t’i fale femijes se saj.
Emocionet e bebit
Nga muaji i trete deri ne muajin e gjashte, bebi fillon te shprehe emocionet me qarte. Ai nuk buzeqesh rastesisht, por ai buzeqesh sepse ju njeh. Ndihet i qete kur degjon zerin tuaj dhe kerkon fytyren tuaj kur ndodhet ne nje ambient te panjohur.
Per bebin, nena nuk eshte thjesht personi qe kujdeset per te. Ajo eshte vendi ku ndihet i sigurt. Kur e merrni ne krahe pas nje momenti shqetesimi, ai nuk meson vetem te qetesohet. Gjithashtu ai meson se bota mund te jete nje vend ku dikush i pergjigjet me dashuri.
Edhe kur qan, ai nuk po perpiqet t’ju veshtiresoje diten. Ai po komunikon emocionet e tij me te vetmen menyre qe di.
Emocionet e nenes
Ne kete periudhe shume nena fillojne te ndihen me te sigurta ne rolin e tyre. Megjithate, krahas qetesise mund te lindin edhe emocione te reja.
Mund te pyesni veten nese po beni mjaftueshem. Madje mund te ndiheni ne faj kur ndiheni te lodhura ose kur keni nevoje per pak kohe vetem per veten. Mund te ndjeni mall per jeten qe kishit para lindjes dhe ne te njejten kohe nje dashuri te papershkruar per bebin tuaj.
Te gjitha keto emocione mund te bashkejetojne dhe nuk e bejne nje nene me pak te mire. Perkundrazi e bejne nje nene njerezore.
Kur nena eshte e qete, edhe bebi e ndien
Bebet nuk kuptojne fjalet, por ndiejne emocionet. Ata dallojne tonin e zerit, menyren si i mbani ne krahe dhe ritmin e frymemarrjes suaj.
Kjo nuk do te thote se duhet te jeni gjithmone te lumtura. Do te thote vetem se edhe ne ditet kur jeni te lodhura, nje perqafim i sinqerte dhe nje ze i bute jane me te rendesishem se persosmeria.
Nese nje dite nuk shkon si e kishit imagjinuar, mos e gjykoni veten. Marrdhenia me femijen nuk ndertohet nga nje dite e vetme, por nga qindra momente te vogla dashurie.
Mos harroni edhe zemren tuaj
Shume nena kujdesen aq shume per bebin, sa harrojne te degjojne veten. Nese ndiheni vazhdimisht te trishtuar, bosh, te shqetesuar ose mendoni se nuk po arrini ta perjetoni kete periudhe si do te donit, eshte ne rregull te kerkoni mbeshtetje.
Te flasesh me nje psikolog nuk do te thote se je e dobet. Do te thote se po kujdesesh per veten dhe per femijen tend ne te njejten kohe.
Dashuria rritet ne momentet e zakonshme
Nuk jane dhuratat apo lodrat ato qe krijojne kujtimet e para emocionale te nje femije. Ne fakt, ato lindin nga momentet e vogla qe perseriten cdo dite. Cdo here qe e shikoni ne sy me dashuri, i flisni me embelsi, e mbani ne krahe pa nxitim apo buzeqeshni bashke, ju po ndertoni nje lidhje te forte emocionale. Pikerisht keto caste i japin bebit ndjesine e sigurise, pranise dhe dashurise.
Prandaj, nga muaji i trete deri ne muajin e gjashte, nena dhe bebi nuk po mesojne vetem si te jetojne bashke. Ata po krijojne nje marredhenie qe do te behet themeli i besimit, sigurise emocionale dhe aftesise se femijes per te krijuar lidhje te shendetshme ne te ardhmen.




