🌍 Transport në të gjithë BOTËN📦 Posta falas për blerje mbi 4000 lekë në Shqipëri 📦 Kosto e përgjysmuar për blerje mbi 40 euro në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
Te rritesh njerez te mire liber

Të rritësh njerëz të mire

nga Hunter Clarke-Fields, MSAE

Prindërit

1,200 Lekë
Autori: Hunter Clarke-Fields, MSAEFaqe: 216Grupmosha: mbi 14 vjec

Rreth librit

Kaloni çdo pengesë prindërore & rritni njerëz të mirë
Çdo prind ka dëshirë të japë shembullin e dashurisë, dhembshurisë dhe durimit, por askush nuk është i përsosur dhe mund të reagojë në mënyra që bien ndesh me modelin e tij/saj ideal për rritjen e fëmijëve. Dua t’ju them se nuk jeni vetëm! Reagimet prindërore shpesh i kanë rrënjët më të thella sesa kujtoni, ndoshta edhe në mënyrën se si janë sjellë prindërit tuaj me ju. Po si mund ta prishim këtë cikël dhe të jemi prindërit që duam?
I mbushur me këshilla praktike të aftësimit të vëmendjes,
libri “Të rritësh njerëz të mirë” ju ndihmon të qëndroni me këmbë në tokë edhe gjatë shpërthimeve më të këqija të fëmijës suaj, dhe të reagoni me dashuri dhe përgjegjshmëri. Gjithashtu, do t’ju ndihmojë të zbuloni hapat sipas të cilëve ndërtohet një marrëdhënie e bazuar në dashuri dhe respekt reciprok. Fëmijët që rriten me dashuri dhe durim i përftojnë edhe vetë këto cilësi. Me këtë udhëzues të hollësishëm, do të shihni se si “reagimet tuaja autopilot” mund të sjellin të mira në planin afatgjatë jo vetëm për fëmijët tuaj, por edhe për brezat që do të vijnë.

Të rritësh njerëz të mire1,200 Lekë
Porosit