Ankthi i provimeve: Keshilla per me pak stres dhe me shume perqendrim

Periudha para provimeve është një nga fazat më të ngarkuara emocionalisht per  nxënësit, maturantët dhe studentët. Kur afrohet sezoni i  provimeve, fillon një rritje graduale e stresit: mendimet për programin, frika nga mos-përgatitja e mjaftueshme dhe presioni për rezultate krijojnë ankthin e provimeve.

Ky ankth nuk është vetëm një ndjesi mendore, por edhe fizike: lodhje, vështirësi për t’u përqendruar, nervozizëm dhe shpesh ndjesia se “nuk po mbaj mend asgjë”.

Pse rritet ankthi në periudhën para provimeve?

Truri fillon të perceptojë presionin si “afat të afërt”. Kjo ndodh tek të gjithë grupmoshat.

Shkaqet kryesore janë mungesa e planifikimit, mendimet negative dhe mbingarkesa me materiale.

Teknikat e menaxhimit 

1. Organizimi i kohës

  • nda lëndët në ditë të vogla
  • mos mëso gjithçka njëherësh
  • vendos objektiva realiste çdo ditë

Kur studenti ose nxënësi ka një plan, truri ndjehet më i sigurt dhe stresi i provimeve ulet ndjeshëm.

2. Ulja e presionit mendor

Shumë nxënës fillojnë të mendojnë:
“Duhet të jem perfekt.”

Ky është një nga shkaktarët kryesorë të panikut. Në vend të perfeksionit, fokusoju te progresi:
“Po përmirësohem çdo ditë.”

Keshtu ul presionin psikologjik dhe rrit motivimin.

3. Pushimet, pjesë e mësimit

Një gabim i zakonshëm nga nxenesit  është studimi pa pushim. Nderkohe truri ka nevojë për rikuperim.

Metoda më efektive:
25–30 minuta studim + 5–10 minuta pushim

Kjo ndihmon në:

  • përqendrim më të mirë
  • kujtesë më të fortë
  • ulje të stresit dhe lodhjes mendore

4. Kontrolli i mendimeve negative

Ankthi shpesh ushqehet nga mendime si:
“Do dështoj” ose “nuk di asgjë”.

të zëvendësohen këto mendime me realitet:
“Kam kohë të përgatitem” dhe “po bëj më të mirën time”.

Kjo teknikë është pjesë e psikologjisë së njohjes , ndihmon  në permiresimin e gjendjes emocionale.

5. Gjumi dhe rutina

Gjatë kësaj periudhe, shumë nxënës dhe studentë ndryshojnë ritmin e jetës. Por mungesa e gjumit rrit stresin dhe ul performancën

Nevojitet nje rutinë e qëndrueshme me:

  • 7–8 orë gjumë
  • orar të rregullt studimi
  • pak kohë për relaks

6. Ecja në natyrë

Sidomos në mbrëmje, një ecje  në ajër të pastër ndihmon në largimin e mendimeve negative dhe në përgatitjen më të qetë për ditën tjetër të studimit. Kjo është një nga mënyrat më natyrale dhe të thjeshta për menaxhimin e ngarkeses emocionale para provimeve.

Roli i prindërve dhe mësuesve

Prindërit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ankthin e studenteve gjate sezonit te provimeve. Kur ata i flasin fëmijës me qetësi, e mbështesin pa presion, shmangin fjalët si “duhet të dalësh patjetër mirë” dhe nuk e krahasojnë me të tjerët, ndihmojnë që fëmija të ndihet më i sigurt dhe më pak i stresuar. Edhe një ambient i qetë në shtëpi dhe një inkurajim i thjeshtë (“po bën më të mirën tënde”) ul ndjeshëm tensionin.

Mësuesit ndikojnë duke e bërë mësimin më të kuptueshëm dhe më të strukturuar, duke sqaruar çështjet kryesore të lëndës dhe duke mos krijuar frikë nga provimi. Kur mësuesi inkurajon përpjekjen, nxënësit dhe studentët ndihen më të sigurt ne vetvete.

Se fundmi 

Periudha para provimeve nuk duhet të jetë periudhë paniku, por organizimi dhe përgatitjeje të qetë. Ankthi  është normal, por mund të menaxhohet me planifikim, mendim realist, pushim dhe mbështetje nga mësuesit dhe familja.

Kur nxënësi mëson të kontrollojë stresin në këtë fazë, atehere  provimet bëhen  më të menaxhueshme dhe rezultatet do te jene me te larta.

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2026 All rights reserved