A të ka ndodhur të rrish zgjuar natën duke menduar për një bisedë që ndodhi gjatë ditës? A e kap veten duke analizuar çdo detaj, çdo fjalë, çdo reagim të njerëzve? Shumë njerëz e quajnë këtë “mendim i tepërt” (overthinking), por shpesh në të vërtetë mund të jetë ankth i fshehur.
Në ditët e sotme, stresi, presioni social, rrjetet sociale dhe problemet personale kanë rritur ndjeshëm rastet e ankthit, por jo të gjithë e kuptojnë që po e përjetojnë. Ankthi nuk është gjithmonë panik apo frikë e fortë. Ndonjëherë ankthi është thjesht një mendje që nuk pushon.
Ky artikull është një quiz i thjeshtë për të kuptuar: A mendon shumë apo ke ankth dhe nuk e ke kuptuar?
Quiz: Përgjigju me PO ose JO
1. A e analizon shpesh atë që the dhe atë që thanë të tjerët?
2. A të ndodh të imagjinosh skenarë negativë para se të ndodhë diçka?
3. A ndihesh i lodhur mendërisht edhe kur s’ke bërë shumë gjatë ditës?
4. A të vjen vështirë të relaksohesh, edhe në pushim?
5. A të rreh zemra më shpejt kur mendon për një problem?
6. A të prishen humori dhe energjia vetëm nga mendimet?
7. A e ke të vështirë të flesh sepse mendja nuk ndalon?
8. A të kap frika se “diçka do shkojë keq” edhe kur gjithçka duket normale?
9. A ndihesh shpesh në tension pa e kuptuar pse?
10. A ndihesh fajtor edhe kur nuk ke bërë asgjë të gabuar?
11. A të ndodh të mendosh shumë për të ardhmen dhe të ndihesh i pasigurt?
12. A ndihesh sikur mendja jote është gjithmonë në “alarm”?
Rezultatet
✅ 0–3 PO: Mendime normale
Ti ke një nivel normal analizimi. Mendja jote punon si e çdo njeriu, por nuk të bllokon jetën.
⚠️ 4–7 PO: Overthinking (mendime te teperta )i moderuar
Ti ke tendencë të mendosh shumë dhe kjo mund të lidhet me stres, lodhje emocionale ose mungesë qetësie mendore.
🚨 8–12 PO: Mund të kesh ankth të fshehur
Nëse shumica e përgjigjeve janë “PO”, ka shumë mundësi që ti të jesh duke përjetuar ankth, por në formë të maskuar. Ky ankth shfaqet si mendime të tepërta, tension në trup, pagjumësi dhe shqetësim i brendshëm.
Pse ankthi shpesh ngatërrohet me overthinking(mendimet e teperta)?
Sepse ankthi nuk është vetëm frikë. Ankthi është një gjendje ku truri qëndron vazhdimisht në gatishmëri. Ai kërkon rrezik edhe aty ku nuk ka. Prandaj krijohen mendime si:
- “Po sikur të mos ja dal?”
- “Po sikur të më gjykojnë?”
- “Po sikur të ndodhë diçka e keqe?”
Ky është mekanizëm mbrojtës i trurit, por kur zgjat shumë, kthehet në lodhje emocionale dhe stres kronik.
Si ta qetësosh mendjen në mënyrë praktike?
Për të ulur ankthin dhe mendimet e tepërta, provo këto hapa të thjeshtë:
- Shkruaj mendimet në një fletore (truri qetësohet kur i nxjerr jashtë).
- Frymëmarrje e thellë 4-4-6 (4 sekonda frymë, 4 mbaje, 6 nxirre).
- Mos kërko perfeksion. Perfeksionizmi është karburant i ankthit.
- Aktivitet fizik: ecje, palestër, ose stretching.
- Bëj një gjë në një kohë. Multitasking rrit ankthin.
Nëse kjo gjendje vazhdon për javë të tëra dhe ndikon në gjumë, përqendrim dhe marrëdhënie, konsultimi me psikolog mund të jetë një hap i rëndësishëm.
Mendimi i tepërt nuk është gjithmonë thjesht “karakter”. Shpesh është një shenjë që trupi dhe mendja janë në stres. Nëse e kupton herët, mund ta menaxhosh më lehtë dhe të rikthesh qetësinë.
Nëse do të kuptosh më shumë për ankthin, stresin, emocionet dhe mënyrat praktike për t’i menaxhuar, vizito artikujt dhe librat në librapsikologjike.com.



