Ataku i panikut eshte nje nga perjetimet me te frikshme qe mund te kaloje nje njeri. Shume persona mendojne se po u ndodh dicka fatale, si infarkt apo goditje ne tru, por ne shumicen e rasteve behet fjale per nje reagim te forte ankthi qe vjen papritur. Si psikolog me mbi 15 vite eksperience, kam pare mijera raste ku njerezit u tremben aq shume, sa filluan te shmangin daljet, punen, madje edhe jeten sociale.
E rendesishme eshte ta kuptosh nje gje: ataku i panikut nuk te vret, por te frikeson dhe te lodh shume.
Cfare eshte ataku i panikut?
Ataku i panikut eshte nje shperthim i menjehershem frike dhe tensioni, qe shoqerohet me simptoma fizike shume te forta. Trupi reagon sikur je ne rrezik real, edhe pse ne fakt rreziku nuk ekziston. Mendja e lexon situaten si alarm dhe aktivizon sistemin e mbijeteses.
Shenjat kryesore te atakut te panikut
Ja disa nga simptomat me te zakonshme:
- rrahje te shpejta zemre
- veshtiresi ne frymemarrje ose ndjesia e mbytjes
- djersitje e forte
- dridhje te trupit
- marramendje dhe ndjesia sikur do te biesh pa ndjenja
- mpirje ne duar ose kembe
- ndjesia sikur do vdesesh
- frika se po humb kontrollin ose po cmendesh
Shume njerez frikesohen nga keto shenja dhe fillojne te mendojne me keq, duke e rritur edhe me shume sulmin.
Pse ndodh ataku i panikut?
Ataku i panikut ndodh zakonisht kur trupi ka qene nen stres per nje kohe te gjate. Mund te vije nga lodhja mendore, ankthi i akumuluar, problemet familjare, presioni ne pune, ose nga trauma te meparshme.
Shpesh nuk eshte ngjarja qe e shkakton, por grumbullimi i tensionit per muaj me radhe.
Si ta ndalosh atakun e panikut ne 5 minuta
Keto jane disa hapa praktike qe funksionojne shume mire:
1. Thuaji vetes: kjo eshte panik, jo rrezik
Ky eshte hapi me i rendesishem. Sa me shpejt ta pranosh, aq me shpejt trupi fillon te qetesohet.
2. Merr fryme ngadale (4-4-6)
Merr fryme per 4 sekonda, mbaje per 4 sekonda dhe nxirre ngadale per 6 sekonda. Perserite 5 here. Frymemarrja e ngadalte i tregon trurit se nuk je ne rrezik.
3. Fokusohu tek toka dhe realiteti
Shiko 5 gjera rreth teje, prek 4 objekte, degjo 3 tinguj, nuhat 2 aroma dhe ndiej 1 shije. Kjo e sjell mendjen ne momentin real.
4. Relakso muskujt
Shtrengo grushtat per 5 sekonda dhe pastaj liroji. Beje edhe me shpatullat. Trupi e ul tensionin.
5. Mos ik nga situata
Sa me shume te ikesh, aq me shume truri e meson panikun si rrezik. Qendro aty, edhe pse eshte e veshtire. Brenda pak minutash do ulet.
Kur duhet te kerkosh ndihme?
Nese ataket perseriten shpesh, nese po fillon te shmangesh vendet publike ose po jeton me frike, atehere eshte koha te flasesh me nje psikolog ose psikiater. Ataku i panikut trajtohet shume mire me terapi psikologjike dhe teknika te kontrollit te ankthit.
Ataku i panikut nuk eshte cmenduri dhe nuk eshte fundi i botes. Eshte nje alarm i gabuar i trupit. Me njohuri, qetesi dhe praktike, ti mund ta kontrollosh dhe ta mposhtesh.
Nese doni ta kuptoni me thelle ankthin, sulmet e panikut dhe menyren se si mendja ndikon ne trup, atehere librat psikologjike jane nje nga mjetet me te mira per te fituar qartesi dhe vetekontroll. Ne librarinë time online do te gjeni libra te perzgjedhur nga autorë te njohur boteror, qe shpjegojne me gjuhe te thjeshte si funksionon truri, pse lind frika dhe si mund te rikthejme qetesine.



