Shume prinder shqetesohen kur femija i tyre adoleshent reagon menjehere, bertet, perplas deren ose flet me nerva pa menduar per pasojat. Ne shumicen e rasteve, kjo nuk do te thote se adoleshenti eshte “problematik”. Truri i tij ende po zhvillohet dhe aftesia per te kontrolluar impulset nuk eshte ende e plote.
Lajmi i mire eshte se impulsiviteti dhe agresiviteti mund te menaxhohen. Me menyren e duhur te komunikimit dhe me ushtrime te vazhdueshme, adoleshenti mund te mesoje te ndalet, te mendoje dhe me pas te veproje.
Pse adoleshentet reagojne ne menyre impulsive?
Gjate adoleshences emocionet shpesh jane me te forta se aftesia per t’i kontrolluar ato. Prandaj mund te ndodhe qe nje koment i vogel nga prindi ose nje konflikt me nje shok ta beje adoleshentin te reagoje menjehere.
Per shembull, nese prindi i thote:
“Sot nuk do te dalesh sepse nuk ke perfunduar detyrat.”
Nje reagim impulsiv mund te jete:
“Ti nuk me kupton kurre!” dhe te perplase deren.
Ne kete moment ai nuk po mendon per pasojat. Po reagon ndaj emocionit qe ndjen.
Mos luftoni me emocionin
Nje gabim qe shoh shpesh ne pune me prinder eshte perpjekja per ta bindur adoleshentin ne kulmin e nervozizmit.
Kur ai bertet, prindi shpesh pergjigjet:
“Mjaft! Pushim! Nuk te lejoj te flasesh keshtu!”
Zakonisht kjo vetem e rrit tensionin.Me efektive eshte te flisni me ze te qete:
“Shoh qe je shume i merzitur. Do ta vazhdojme kete bisede sapo te qetesohesh.”
Keshtu nuk po e pranoni sjelljen agresive, por po i mesoni se emocionet mund te qetesohen para se te merren vendime.
Mesojeni te beje nje pauze
Ne terapi perdorim shpesh nje ushtrim te thjeshte.
Kur adoleshenti ndien se po humbet kontrollin, i kerkohet:
- te ndalet per 10 sekonda;
- te marre tre frymemarrje te ngadalta;
- te pyese veten: “Cfare do te ndodhe nese reagoj tani?”
Edhe nje pauze kaq e shkurter mund te ule ndjeshem impulsivitetin. Mund ta praktikoni edhe kur gjithcka eshte ne rregull, jo vetem gjate konflikteve.
Mos e etiketoni
Shmangni fjali si:
- “Ti je agresiv.”
- “Ti je i padurueshem.”
- “Gjithmone ben probleme.”
Kur nje adoleshent degjon vazhdimisht etiketa te tilla, ai fillon t’i besoje.Me mire fokusohuni tek sjellja:
“Nuk me pelqeu menyra si reagove. E di qe mund ta shprehesh ndryshe ate qe ndjen.”
Kjo i tregon se sjellja mund te ndryshoje dhe nuk percakton kush eshte ai.
Jepini nje shembull konkret
Nese ju humbni durimin per cdo debat, adoleshenti meson se bertitja eshte menyra normale per te zgjidhur konfliktet.
Por nese ai ju sheh te thoni:
“Jam i nevrikosur. Kam nevoje per pese minuta dhe pastaj vazhdojme biseden.”
po i mesoni nje menyre te shendetshme per te menaxhuar emocionet. Femijet mesojne me shume nga ajo qe shohin sesa nga ajo qe degjojne.
Lavderoni vetekontrollin
Shume prinder vene re vetem momentet kur adoleshenti gabon. Por ndryshimi vjen kur vihet re edhe perparimi.
Per shembull:
“Vura re qe sot u merzite, por nuk bertite. Me pelqeu shume menyra si e kontrollove veten.”
Ky lloj vleresimi e motivon ta perserise sjelljen pozitive.
Librat psikologjike si mbeshtetje
Librat psikologjike mund te jene nje ndihme e vlefshme si per prinderit, ashtu edhe per adoleshentet. Ata ofrojne shpjegime te thjeshta, shembuj praktik dhe teknika qe ndihmojne ne kuptimin dhe menaxhimin me te mire te emocioneve, impulsivitetit dhe konflikteve te perditshme.
Kur kerkohet ndihma e psikologut?
Nese sjelljet agresive behen te shpeshta, perfshijne dhune fizike, shkaterrim objektesh, kercenime ose ndikojne ne marredheniet familjare dhe ne shkolle, eshte e rendesishme te kerkoni ndihmen e nje psikologu. Nderhyrja ne kohe ndihmon jo vetem ne uljen e impulsivitetit, por edhe ne zhvillimin e aftesive qe adoleshenti do t’i perdore gjate gjithe jetes.
Te ndihmosh nje adoleshent te kontrolloje impulsivitetin dhe agresivitetin nuk do te thote ta besh te mos zemerohet kurre. Qellimi eshte ta mesosh se emocionet jane normale, por menyra se si zgjedhim t’i shprehim ato ben ndryshimin. Me durim, komunikim te qete dhe praktike te vazhdueshme, shumica e adoleshenteve mund te zhvillojne vetekontroll dhe te mesojne te reagojne me maturi edhe ne situatat me te veshtira.



