Adoleshentet
Si t'i ndihmojme adoleshentet te kontrollojne impulsivitetin dhe agresivitetin: Udhezues per prinderit

Shume prinder shqetesohen kur femija i tyre adoleshent reagon menjehere, bertet, perplas deren ose flet me nerva pa menduar per pasojat. Ne shumicen e rasteve, kjo nuk do te thote se adoleshenti eshte "problematik". Truri i tij ende po zhvillohet dhe aftesia per te kontrolluar impulset nuk eshte ende e plote.
Lajmi i mire eshte se impulsiviteti dhe agresiviteti mund te menaxhohen. Me menyren e duhur te komunikimit dhe me ushtrime te vazhdueshme, adoleshenti mund te mesoje te ndalet, te mendoje dhe me pas te veproje.
Pse adoleshentet reagojne ne menyre impulsive?
Gjate adoleshences emocionet shpesh jane me te forta se aftesia per t'i kontrolluar ato. Prandaj mund te ndodhe qe nje koment i vogel nga prindi ose nje konflikt me nje shok ta beje adoleshentin te reagoje menjehere. Per shembull, nese prindi i thote: "Sot nuk do te dalesh sepse nuk ke perfunduar detyrat." Nje reagim impulsiv mund te jete: "Ti nuk me kupton kurre!" dhe te perplase deren. Ne kete moment ai nuk po mendon per pasojat. Po reagon ndaj emocionit qe ndjen.Mos luftoni me emocionin
Nje gabim qe shoh shpesh ne pune me prinder eshte perpjekja per ta bindur adoleshentin ne kulmin e nervozizmit. Kur ai bertet, prindi shpesh pergjigjet: "Mjaft! Pushim! Nuk te lejoj te flasesh keshtu!" Zakonisht kjo vetem e rrit tensionin.Me efektive eshte te flisni me ze te qete: "Shoh qe je shume i merzitur. Do ta vazhdojme kete bisede sapo te qetesohesh." Keshtu nuk po e pranoni sjelljen agresive, por po i mesoni se emocionet mund te qetesohen para se te merren vendime.Mesojeni te beje nje pauze
Ne terapi perdorim shpesh nje ushtrim te thjeshte. Kur adoleshenti ndien se po humbet kontrollin, i kerkohet:- te ndalet per 10 sekonda;
- te marre tre frymemarrje te ngadalta;
- te pyese veten: "Cfare do te ndodhe nese reagoj tani?"
Mos e etiketoni
Shmangni fjali si:- "Ti je agresiv."
- "Ti je i padurueshem."
- "Gjithmone ben probleme."


