Sa ore duhet te mesoje nje femije pas shkolles? Gabimi qe bejne shume prinder

“Femija im nuk ulet fare per te bere detyrat.”

Ose e kunderta:

“Ulet per te mesuar, por kalon gjithe pasditen mbi libra.”

Keto jane dy situata qe shqetesojne shume prinder. Ne te dyja rastet, reagimi i pare mund te jete: “Duhet ta detyroj me shume”. Por presioni i vazhdueshem nuk e zgjidh gjithmone problemin.

Nje femije qe nuk ulet fare per te mesuar dhe nje femije qe kalon shume ore duke studiuar mund te kene nevoja krejt te ndryshme.

Kur femija nuk ulet fare per te bere detyrat

Femija vjen nga shkolla, ha, luan, sheh telefonin ose televizorin dhe detyrat shtyhen vazhdimisht.

“Me vone.”

“Pas pak.”

“Jam i lodhur.”

Prindi e perserit disa here dhe ne fund nervozohet.

“Ulu tani!”

“Sa here duhet te ta them?”

Kjo mund t’i ktheje detyrat e shtepise ne nje konflikt te perditshem.

Ne kete situate, prindi duhet te shmange diskutimet e pafundme dhe te krijoje nje rutine te parashikueshme. Femija duhet ta dije kur fillon koha e detyrave dhe cfare pritet prej tij.

Por para se ta quajme “dembel”, duhet te pyesim veten: A nuk do te mesoje, apo po e ka te veshtire te filloje?

Ndonjehere femija nuk ulet sepse detyra i duket shume e veshtire, nuk di nga t’ia filloje, ka frike se mos gabon ose eshte mesuar qe prindi ta kujtoje vazhdimisht.

Si ta ndihmoje prindi femijen qe nuk ulet per te mesuar?

1. Vendosni nje orar te qendrueshem.
Mos e nisni biseden per detyrat cdo dite nga e para. Percaktoni nje kohe te zakonshme per fillimin e tyre.

2. Mos jepni 10 urdhera rresht.
Nje udhezim i qarte eshte me efektiv: “Pas pushimit fillojme detyrat.”

3. Ndihmojeni vetem te filloje.
Nese femija e ka te veshtire te ulet, mos ia beni detyrat. Uleni prane tij per disa minuta dhe ndihmojeni te organizoje hapat e pare.

4. Ndajeni detyren ne pjese te vogla.
Ne vend te “Duhet te besh te gjitha detyrat”, thuaj: “Fillojme me ushtrimin e pare.”

5. Kufizoni shperqendrimet.
Telefoni, televizori dhe lojrat elektronike nuk duhet te jene prane gjate kohes se detyrave.

6. Lavderoni perpjekjen, jo vetem noten.
“E fillove vete”, “U perqendrove mire” ose “Nuk u dorezove kur nuk e kuptove ushtrimin” i mesojne femijes se perpjekja ka vlere.

Kur femija kalon shume ore duke studiuar

Situata tjeter eshte kur femija ulet per te mesuar, por detyrat zgjasin dy, tre ose edhe me shume ore.

Prindi mund te mendoje se kjo tregon perkushtim. Por jo gjithmone.

Femija mund te jete duke lexuar pa kuptuar, te shperqendrohet shpesh, te kete veshtiresi ne nje lende ose te mos dije si ta organizoje punen.

Koha mbi libra nuk eshte e njejte me kohen e mesimit efektiv.

Si ta ndihmoje prindi femijen qe studion shume gjate?

1. Shikoni sa kohe i merr realisht nje detyre.
Mos u fokusoni vetem te numri i oreve. Shikoni nese femija po punon apo po humbet kohe mes detyrave.

2. Vendosni pushime te shkurtra.
Pas nje periudhe perqendrimi, femija mund te beje nje pushim te shkurter dhe pastaj te rikthehet te puna.

3. Mos e mbani mbi liber vetem per te “plotesuar oren”.
Nese detyrat jane perfunduar dhe femija ka punuar ne menyre te perqendruar, nuk ka gjithmone nevoje per ore shtese vetem sepse prindi mendon se duhet te mesoje me shume.

4. Kontrolloni ku ngec.
Nese nje ushtrim i thjeshte merr shume kohe, mos i thoni menjehere “Puno me shpejt”. Shikoni nese femija e ka kuptuar vertet detyren.

5. Mos ia beni ju punen.
Ndihma e prindit duhet te jete orientuese. Mund ta drejtoni me pyetje ose t’i shpjegoni nje pjese, por synimi eshte qe femija ta zgjidhe vete.

6. Flisni me mesuesin nese situata perseritet.
Nese femija cdo dite kalon shume ore me detyrat, ka veshtiresi te vazhdueshme ne nje lende ose nuk arrin t’i perfundoje detyrat pavaresisht perpjekjeve, eshte e rendesishme te kuptohet arsyeja.

Kur duhet te shqetesohet prindi?

Nese femija vazhdimisht refuzon detyrat, qan sapo vjen koha per te mesuar, ka shperthime nervozizmi, thote se nuk eshte i afte, ka frike te beje gabime ose detyrat zgjasin jashtezakonisht shume cdo dite, mos u fokusoni vetem te sjellja.

Shikoni cfare fshihet pas saj.

Mund te kete lodhje, veshtiresi ne te kuptuarit e mesimit, probleme me organizimin, mungese motivimi ose nje ngarkese qe femija po e perjeton si shume te madhe.

Si psikolog, do t’i thosha prindit: mos e beni tavolinen e detyrave vendin ku femija lufton me ju cdo pasdite.

Vendosni kufij, krijoni rutine, jepni ndihme kur nevojitet, por lejojeni femijen te provoje dhe te beje gabime.

Qellimi nuk eshte qe femija te qendroje sa me shume ore mbi libra.

Qellimi eshte qe ai te mesoje te filloje detyrat, te perqendrohet, te perfundoje punen dhe gradualisht te behet i pavarur ne mesime.

Sepse nje femije qe meson vetem nen presion mund t’i beje detyrat.

Por nje femije qe meson te organizohet dhe te punoje me pavaresi po nderton nje aftesi qe do t’i sherbeje gjate gjithe jetes.

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në Libra Psikologjikë do të gjeni artikuj të shkruar nga unë si psikolog, me këshilla praktike dhe tema të rëndësishme për shëndetin mendor, ankthin, stresin, marrëdhëniet dhe zhvillimin personal. Çdo blog krijohet me kujdes për të ndihmuar lexuesit të kuptojnë më mirë veten, emocionet dhe sfidat e përditshme. Qëllimi im është të ndaj njohuri profesionale në një mënyrë të thjeshtë, të ngrohtë dhe të dobishme, që secili të ndjejë mbështetje dhe motivim për të përmirësuar jetën e tij.

Postimet me te fundit

  • All Post
  • Adoleshentet
  • Ankthi
  • Bullizmi
  • Dashuria
  • Depresioni
  • Divorci/Femijet
  • Familja
  • Femrat
  • Gjumi
  • Keshilla per jeten
  • Marredheniet ne cift
  • Mendimet
  • Motivim/Vetebesim
  • Obsesionet
  • Personaliteti
  • Prinderim/Edukim
  • Psikologjia speciale
  • Shkolla/Studimet
  • Shtatezania
  • STRESI

Lexo per te ndertuar veten!

Kategorite

© 2026 All rights reserved

Na ndiqni gjithashtu në rrjetet tona sociale: