Ne jeten e perditshme, shume njerez ndihen te lodhur, pa energji, te stresuar ose me ankth. Shpesh mendojme se duhet te bejme ndryshime te medha per t’u ndier me mire, por ndonjehere edhe gjerat me te vogla kane ndikim te madh. Nje prej tyre eshte aktiviteti fizik.
Nuk ke nevoje te shkosh ne palester apo te besh stervitje te renda. Edhe nje ecje 20 minuta, pak levizje ne shtepi apo disa ushtrime te thjeshta mund te ndikojne pozitivisht ne humor dhe ne gjendjen mendore.
Si na ndihmon levizja?
Kur levizim, trupi cliron hormone qe na ndihmojne te ndihemi me mire emocionalisht. Per kete arsye, pas nje ecjeje apo aktiviteti fizik, shume njerez ndihen me te qete dhe me me energji.
Aktiviteti fizik mund te ndihmoje ne:
- uljen e stresit,
- qetesimin e ankthit,
- permiresimin e humorit,
- gjume me te mire,
- me shume energji gjate dites,
- uljen e mendimeve negative.
Edhe kur nuk kemi deshire te levizim, shpesh pasi fillojme ndihemi me mire.
Aktiviteti fizik dhe ankthi
Kur kemi ankth, trupi qendron ne tension. Mund te kemi rrahje zemre te shpejta, lodhje mendore apo ndjesi sikur mendja nuk pushon.Levizja ndihmon trupin te cliroje kete tension.
Ndonjehere edhe nje ecje ne ajer te paster mund te ndihmoje me shume sesa mendojme.
Disa gjera te thjeshta qe mund te provosh:
- ecje ne mengjes ose ne darke,
- degjo muzike gjate ecjes,
- bej stretching per disa minuta,
- shmang qendrimin ulur gjithe diten,
- dil pak ne natyre kur ndihesh i/e mbingarkuar.
Nuk duhet te besh shume. Rendesi ka te levizesh pak nga pak.
Levizja ndihmon edhe kur ndihemi pa motivim
Kur nje person ndihet i trishtuar ose pa energji, zakonisht izolohet dhe leviz me pak. Kjo mund ta beje gjendjen edhe me te rende.
Prandaj eshte e rendesishme te fillosh me hapa te vegjel:
- rregullo krevatin,
- dil per 10 minuta jashte,
- ec pak ne lagje,
- bej disa ushtrime te lehta ne shtepi.
Edhe veprimet e vogla kane rendesi. Nuk ka nevoje per perfeksion.Zgjidh dicka qe te pelqen dhe qe mund ta besh pa presion.
Mund te provosh:
- ecje,
- biciklete,
- vallëzim,
- yoga,
- ushtrime ne shtepi,
- ngjitje shkallesh,
- shetitje ne natyre.
Kur aktiviteti te pelqen, eshte me e lehte ta kthesh ne rutine.
Keshilla praktike per ta filluar me lehte
- Mos prit te kesh motivim perfekt per te filluar.
- Fillo vetem me 10 minuta ne dite.
- Vendos objektiva te vegjel.
- Mos e krahaso veten me te tjeret.
- Kujtohu qe vazhdimesia ka me shume rendesi se intensiteti.
- Lavdero veten edhe per hapat e vegjel.
Kur duhet kerkuar ndihme?
Aktiviteti fizik ndihmon shume, por ndonjehere nuk mjafton vetem ai. Nese ankthi, trishtimi apo lodhja emocionale zgjasin per nje kohe te gjate dhe ndikojne ne jeten tende te perditshme, eshte e rendesishme te flasesh me nje psikolog.
Ne disa raste, personi mund te kete nevoje edhe per medikamente te rekomanduara nga mjeku psikiater. Por eshte e rendesishme te kuptohet se edhe ilacet shpesh kane me shume efekt kur shoqerohen me aktivitet fizik, levizje, rutine te shendetshme dhe kujdes per veten.
Te kerkosh ndihme nuk eshte dobesi. Eshte kujdes per veten.
Se fundmi
Aktiviteti fizik nuk ka lidhje vetem me trupin apo pamjen e jashtme. Ai ndikon edhe ne mendje, humor dhe ne menyren si ndihemi cdo dite.
Nuk ka rendesi sa shume ben. Rendesi ka te fillosh, edhe me hapa te vegjel. Sepse ndonjehere nje ecje e thjeshte mund te jete fillimi i nje gjendjeje me te mire emocionale.



