Te behesh nene nuk fillon diten kur lind femija. Gjithcka nis shume me heret — ne momentin kur nje grua fillon te mendoje per nje bebe, ta imagjinoje ate apo te ndjeje deshiren per te krijuar familje. Shtatezania nuk eshte vetem nje ndryshim fizik. Eshte nje transformim emocional i thelle, qe prek menyren si nje grua mendon, ndjen dhe e sheh veten.
Dhe ne kete rrugetim, nje nga gjerat me te rendesishme eshte qe nje nene te mos harroje veten emocionalisht.
Faza e planifikimit: Kur lind deshira per t’u bere nene
Shume gra mendojne se stresi fillon pasi mbeten shtatzene, por ne fakt ankthi shpesh nis qe ne fazen e planifikimit te bebit. Mendime si:
“A do ia dal?”,“A do ndryshoje jeta ime?”,“A jam gati per kete hap?”
jane shume normale.
Ne kete faze, keshilla ime si psikolog eshte te mos e vendosni veten nen presion. Disa cifte mbeten shtatzene shpejt, te tjere kane nevoje per kohe. Mos e krahasoni rrugetimin tuaj me ate qe shihni ne rrjete sociale apo tek njerezit perreth.
Mundohuni te krijoni nje ambient emocionalisht te qete per veten:
- flini mjaftueshem
- shmangni stresin e panevojshem
- komunikoni hapur me partnerin
- mos i mbani frikerat vetem brenda vetes
Edhe pse bebi ende nuk eshte formuar, gjendja emocionale e nenes dhe qetesia ne çift krijojne bazen e nje shtatezanie me te shendetshme dhe ndikojne indirekt ne ekuilibrin hormonal qe do te mbeshtese zhvillimin e hershem te embrionit. Kjo faze eshte thelbesore per krijimin e nje terreni emocional te sigurt per te ardhmen e femijes.
Tremujori i pare: Emocione te forta dhe pasiguri
Muajt e pare jane shpesh me te veshtiret emocionalisht. Hormonet ndryshojne me shpejtesi dhe bashke me to ndryshon edhe gjendja emocionale. Shume gra qajne me shpesh, irritohen, ndihen te lodhura apo kane frike nga humbja e shtatezanise.
Ketu dua t’ju them dicka te rendesishme: nuk jeni “te dobeta” sepse po perjetoni emocione te forta. Trupi dhe mendja juaj po pershtaten me nje realitet krejt te ri.
Ne kete periudhe:
- mos e detyroni veten te jeni perfekte
- pushoni kur ndiheni te lodhura
- kufizoni informacionin negativ ne internet
- flisni per emocionet tuaja me nje person te besuar
Ne kete faze fillon formimi i organeve kryesore te bebit dhe stabiliteti emocional i nenes ndihmon ne krijimin e nje mjedisi me te qete biologjik per zhvillimin e embrionit. Stresi i tepert mund te ndikojne ne menyren si trupi reagon hormonalisht, prandaj qetesia emocionale eshte nje forme kujdesi per femijen qe po formohet.
Tremujori i dyte: Krijimi i lidhjes me bebin
Per shume gra, kjo eshte periudha ku shtatezania fillon te ndihet me “reale”. Levizjet e para te bebit krijojne nje emocion te papershkruar. Pikerisht ketu fillon te forcohet lidhja emocionale mes nenes dhe femijes.
Une i keshilloj shpesh nenat:
- flisni me bebin
- vendosni doren mbi bark
- imagjinoni momentin kur do ta mbani ne krahe
- degjoni muzike qe ju qeteson
Keto momente nuk jane “te vogla”. Ato ndihmojne ne krijimin e sigurise emocionale si per nenen, ashtu edhe per femijen.
Ne kete faze, bebi fillon te degjoje zerin e nenes dhe te reagoje ndaj emocioneve te saj, duke formuar bazat e para te perceptimit emocional. Kur nena ndihet e qete dhe e lidhur me femijen, kjo mund te ndikoje pozitivisht ne zhvillimin e sistemit nervor dhe ne ndjenjen e sigurise qe femija do te kete me vone ne jete.
Nese ndiheni me ankth apo te mbingarkuara, mos u ndjeni ne faj. Nje nene nuk ka nevoje te jete e lumtur 24 ore ne dite per te qene nje nene e mire.
Tremujori i trete: Frika nga lindja dhe ndryshimet emocionale
Ne muajt e fundit, shume gra fillojne te ndjejne frike nga lindja dhe pergjegjesia e memesise. Mund te keni mendime si:
“Po sikur te mos ia dal?”
“Po sikur dicka te shkoje keq?”
“Si do ndryshoje jeta ime?”
Keto mendime jane me te zakonshme sesa mendoni.
Ne kete faze:
- mos lexoni histori qe ju trembin
- pergatituni per lindjen pa krijuar panik
- pranoni ndihme nga partneri dhe familja
- kujtojini vetes se nuk duhet t’i beni te gjitha vetem
Ne tremujorin e fundit, bebi eshte shume me i ndjeshem ndaj tensionit dhe stresit emocional te nenes, sepse truri dhe sistemi nervor jane ne nje faze te shpejte maturimi. Qetesia dhe siguria emocionale e nenes ndihmojne ne krijimin e nje tranzicioni me te bute drejt lindjes.
Nenat kane nevoje jo vetem per kontrolle mjekesore, por edhe per mbeshtetje emocionale ne fund te shtatezanise.
Mesazh per ty
Shtatezania nuk eshte vetem rritja e nje bebeje. Eshte edhe lindja e nje nene te re. Dhe ashtu si bebi zhvillohet ne bark, edhe ju po rriteni emocionalisht dita dites.
Do kete dite te bukura dhe dite te veshtira. Momente qetesie dhe momente frike. Por kjo nuk ju ben me pak te zonjat apo me pak nena.
Femija juaj nuk ka nevoje per nje nene perfekte. Ka nevoje per nje nene qe e do, e mbron dhe perpiqet cdo dite te jete mire — edhe per veten e saj.


