Kur njerezit vijne ne terapi, shpesh thone: “Dua qe keto mendime te zhduken.” Por ne psikologji, qellimi nuk eshte te eliminojme çdo mendim obsesiv, sepse kjo nuk eshte e mundur. Qellimi eshte qe ai mendim te mos kete me pushtet mbi jeten tende.
Obsesionet nuk forcohen sepse truri prodhon mendime. Ato forcohen sepse ne fillojme t’u japim vemendje te vazhdueshme, t’i analizojme pa fund dhe te kerkojme siguri absolute. Me kalimin e kohes, disa zakone te vogla mund ta ndihmojne trurin te mos hyje ne kete rreth vicioz.
1. Mos e fillo diten duke kontrolluar mendimet
Shume njerez zgjohen dhe pyesin veten:
“A jam mire sot?”
“A eshte ende ai mendim ne koken time?”
Ky kontroll i vazhdueshem e meson trurin se mendimet obsesive jane prioritet. Filloje diten me nje aktivitet praktik, jo duke analizuar gjendjen tende emocionale.
2. Kufizo kohen qe kalon duke analizuar
Njerezit me mendime obsesive besojne se nese mendojne edhe pak me shume, do te gjejne pergjigjen perfekte.
Ne realitet ndodh e kunderta.
Sa me shume analizojne, aq me shume shtohen dyshimet dhe ankthi.
Pyete veten:
“A po zgjidh nje problem apo thjesht po e ushqej obsesionin?”
3. Prano pasigurine
Ne terapi themi shpesh:
Nuk ka siguri absolute ne jete.
Shume obsesione lindin nga deshira per kontroll total.
Kur meson te pranosh se nuk mund te kontrollosh gjithcka, truri fillon te qetesohet gradualisht.
4. Kujdesu per trupin
Gjumi i mire, aktiviteti fizik dhe ushqyerja ndikojne drejtperdrejt ne menyren si funksionon sistemi nervor.
Kur trupi eshte i lodhur, edhe mendimet obsesive zakonisht behen me intensive.
Nje ecje 30-minuteshe mund te ule nivelin e tensionit dhe te ndihmoje ne menaxhimin e ankthit.
5. Mos kerko vazhdimisht siguri nga te tjeret
Pyetjet si:
“Je i sigurt qe gjithcka eshte ne rregull?”
mund te japin qetesi vetem per pak minuta.
Pas kesaj, dyshimi rikthehet edhe me i forte.
Siguria e vazhdueshme ushqen obsesionin, nuk e sheron ate.
6. Lexo libra psikologjike
Libra psikologjike te bazuar ne shkence mund te te ndihmojne te kuptosh pse lindin mendimet obsesive, si funksionon ankthi dhe cilat jane strategjite me efektive per t’i menaxhuar ato. Sa me mire ta kuptosh menyren si punon mendja, aq me pak fuqi kane obsesionet mbi ty.
7. Vazhdo jeten edhe kur mendimi eshte aty
Ky eshte zakoni me i rendesishem.
Mos prit qe mendimi te largohet per te jetuar.
Dil me miqte.
Puno.
Meso.
Udheto.
Qesh.
Truri meson nga sjellja jote. Kur ti vazhdon jeten pavaresisht mendimeve obsesive, ai fillon te kuptoje se ato nuk perbejne nje rrezik real.
Se fundmi
Nuk ekziston nje formule magjike qe i zhduk obsesionet brenda nje nate. Megjithate, zakonet e vogla te perseritura çdo dite mund ta ndryshojne menyren se si truri reagon ndaj tyre. Ne vend qe te luftosh vazhdimisht me mendimet, meso te jetosh pavaresisht pranise se tyre. Pikerisht ne ate moment, obsesionet fillojne te humbasin forcen dhe ti rifiton lirine mendore.
Per me shume klikoni ketu



