Si të vendosesh kufij te shendetshem ne nje marredhenie pa u ndjere fajtor
Ne cdo marredhenie, qofte ne çift, familje apo shoqeri, kufijte jane shume te rendesishem. Pa kufij, nje njeri mund te ndjehet i lodhur, i stresuar dhe i parespektuar. Shume njerez kane veshtiresi te vendosin kufij, sepse kane frike se mos humbasin tjetrin apo ndihen ne faj.
Por e verteta eshte kjo: te vendosesh kufij nuk eshte egoizem, eshte respekt per veten.
Ne fakt, kufijte jane nje menyre per te treguar qarte se kush je, cfare pranon dhe cfare nuk pranon ne jeten tende. Ata krijojne siguri emocionale dhe ndihmojne qe marredheniet te jene me te sinqerta dhe me te qendrueshme. Nje marredhenie pa kufij shpesh behet e paqarte dhe e lodhshme per te dyja palet.
Pse jane te rendesishem kufijte ne marredhenie
Kufijte jane te rendesishem ne nje marredhenie sepse te ndihmojne:
-
te ruash qetesine mendore
-
te shmangesh stresin dhe ankthin
-
te ndertosh marredhenie te shendetshme
-
te mos ndihesh i perdorur nga te tjeret
-
te mbrosh energjine dhe kohen tende
Kur nuk ke kufij, fillon te thuash “po” edhe kur nuk do. Kjo sjell lodhje emocionale dhe pakenaqesi.
Si te vendosesh kufij pa u ndjere fajtor
1. Prano qe ke te drejte te thuash “JO”
Shume njerez ndihen ne faj kur refuzojne. Por “JO” eshte nje fjale normale dhe e shendetshme. Nuk ke pse te pranosh gjithcka. Te thuash “jo” do te thote te zgjedhesh veten pa demtuar te tjeret.
2. Flit qarte dhe thjeshte
Mos perdor fjale te komplikuara. Thuaj:
-
“Nuk ndihem rehat me kete”
-
“Nuk mundem tani”
-
“Kam nevoje per kohe per veten”
Sa me i qarte te jesh, aq me shume do te respektohesh dhe do shmangesh keqkuptimet.
3. Mos u justifiko shume
Nuk ke nevoje te japesh shume arsye. Nje shpjegim i thjeshte mjafton. Sa me shume justifikohesh, aq me shume do ndihesh ne faj dhe do humbasesh siguri ne veten tende.
4. Vendos kufij gradualisht
Nuk ke pse te ndryshosh gjithcka menjehere. Fillon me hapa te vegjel. Me kalimin e kohes, do ndihesh me i sigurt dhe me i qete me vendimet e tua. Kufijte forcohen me praktike.
5. Prano reagimin e tjetrit
Jo te gjithe do i pelqejne kufijte e tu. Disa mund te largohen ose te mos bien dakord. Kjo eshte normale. Njerzit qe te respektojne, do qendrojne dhe do pershtaten me kufijte e tu.
Gabimet me te zakonshme
-
Te thuash “po” nga frika
-
Te ndihesh ne faj per veten
-
Te mos flasesh fare dhe te mbash gjithcka brenda
-
Te presesh qe te tjeret te kuptojne pa folur
-
Te lejosh sjellje qe te demtojne vazhdimisht
Keto gabime demtojne marredheniet dhe shendetin mendor ne afatgjate.
Nje keshille e vlefshme
Nese ke veshtiresi te vendosesh kufij, lexo libra qe flasin per vetebesimin dhe marredheniet. Librat te ndihmojne te kuptosh veten dhe te ndryshosh menyren si mendon.
Te vendosesh kufij te shendetshem ne nje marredhenie eshte nje nga hapat me te rendesishem per nje jete te qete dhe te balancuar. Nuk ke pse te ndihesh fajtor kur mbron veten. Kufijte krijojne respekt, qartesi dhe stabilitet ne cdo raport.
Mbaj mend:
👉 Nese ti nuk vendos kufij, dikush tjeter do i vendose per ty.



