
Teknikat për trajtimin e ankthit
Në stok – gati për dërgesë
- Dërgesa në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe kudo në botë
- Pagesa në dorëzim
- Këshillim falas në WhatsApp për zgjedhjen e librit
- Autori
- Anxhela Peza
- Faqe
- 214
- Viti
- 2021
- Kategoritë
- Ankthi
Rreth librit
Ankthi, është një dukuri që dita ditës po zë vend gjithmonë e më tepër në shoqërinë tonë. Në kompleksitetin e jetesës rriten në mënyrë eksponenciale edhe llojet e ankthit. Nga njëra anë ne jemi në përpjekje për të vazhduar jetesën nga ana tjetër luftojmë pamëshirshëm për të përballuar ankthet. Pavarësisht çdo lloj këndvështrimi jemi të vetëdijshëm që ankthi është një burim stresi madje vetë problemi. Po cilat janë llojet e anktheve që përjetojmë në periudha të ndryshme të jetës? Pse disa lloje të anktheve i mbartim vazhdimisht me vete ndërsa nga disa lloje të tjera arrijmë të shpëtojmë menjëherë? A është mendja jonë burimi kryesor i anktheve që përjetojmë? Çfarë mund të bëjmë për t'i larguar? Ja pra, është koha e duhur për të marrë përgjigjen e duhur të këtyre pyetjeve! Ky është një libër orientues që sugjeron edhe shembuj zgjidhjesh edhe shembuj të pacientëve duke ju ndihmuar ju që të gjeni rrugët më të shpejta për të shpëtuar nga ankthet. Jepini lamtumirën anktheve, thoni "përshëndetje" një jete të qetë dhe të paqtë me vetveten!









