Herë pas here në jetën e përditshme mbytemi aq shumë me obsesionet sa pas një pike të caktuar e kemi të vështirë të jetojmë jetën normale. Njerëzit që përballen me lloje të ndryshme të obsesioneve, si obsesioni i pastërtisë, obsesioni i besimit, obsesioni i koleksionimit, në shumicën e rasteve nuk e vërejnë se kjo është një çrregullim. Për më tepër që ky çrregullim në themel vjen si pasojë e një problem biologjik dhe nuk është aq e rrallë sa mendohet. Kjo është një nga të vërtetat që njihen shumë pak.
Prandaj, të shohësh se çrregullimi i obsesionit mund të trajtohet, do të thotë hedhja e një hapi shumë të rëndësishëm që këta pacientë të fitojnë qetësi.
Specialisti i psikiatrisë Dr. Oguz Tan e ka shkruar këtë libër duke u nisur nga histroitë e vërteta të pacentëve, duke shpjeguar me një mënyrë studimore dhe humoristike metodat e terapisë dhe rastet e këtij çrregullimi.