
Rreth librit
Po sikur nje deshire e vetme te kishte fuqine te ndryshonte gjithe jeten tende? Po sikur ajo qe kerkon me shume te mos ishte thjesht nje enderr, por nje mundesi qe mund te realizohej?
Ne romanin “Loja e deshirave”, Meg Shaffer nderthur magjine, misterin, aventuren dhe emocionet njerezore ne nje histori qe na kujton fuqine e shpreses dhe te endrrave.
Lusi Hart eshte nje vajze 26-vjecare qe e njeh mire ndjesine e vetmise dhe mungesen e dashurise prinderore. Gjate femijerise, ajo gjen ngushellim te librat e autorit misterioz Xhek Masterson, vecanerisht te seria e dashur “Ishulli i Ores”.
Tashme Lusi punon si ndihmesmesuese dhe krijon nje lidhje te vecante me Kristoferin, nje djale shtatevjecar qe ka humbur prinderit. Ajo deshiron ta biresoje, por mungesa e stabilitetit financiar e ben kete enderr te duket pothuajse e pamundur.
Gjithcka ndryshon kur Xhek Masterson rishfaqet pas shume vitesh dhe shpall nje gare te pazakonte ne ishullin qe frymezoi librat e tij. Lusi eshte nje nga kater konkurrentet e perzgjedhur per te fituar nje liber te rralle, por kjo gare do te kthehet ne nje aventure qe mund te ndryshoje jeten e saj pergjithmone.









