Mbeshtetja prinderore ne divorc: pse mungesa e saj e thellon dhimbjen emocionale

Divorci nuk është thjesht një ndarje mes dy njerëzve. Ai është një proces emocional dhe social që prek gjithë sistemin familjar. Shpesh, një nga faktorët më pak të diskutuar, por shumë ndikues, është reagimi i prindërve të partnereve kur fëmijët e tyre kalojnë divorcin.

Ky reagim mund të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën si personi e përjeton ndarjen. Në disa raste, ai mund ta lehtësojë dhimbjen, por në raste të tjera mund ta thellojë edhe më shumë atë.

Kur familja bëhet mbështetje… ose dhimbje

Në disa raste, prindërit janë një burim i madh mbështetjeje emocionale.Ata dëgjojnë, kuptojnë dhe qëndrojnë pranë.

Por në raste të tjera, reagimi është krejt ndryshe:

  • gjykim
  • distancim
  • mospranim

Kjo e bën situatën shumë më të rëndë për personin që po kalon divorcin.


Pse ndodh kjo?

Në shumicën e rasteve, ky reagim nuk vjen nga mungesa e dashurisë, por nga mënyra si prindërit e interpretojnë divorcin. Breza të ndryshëm janë rritur me ide shumë të forta mbi martesën, si “martesa duhet të zgjasë gjithë jetën” ose “ndarja është turp për familjen”.

Kur këto bindje përplasen me realitetin e fëmijës së tyre, disa prindër reagojnë me mohim, kritikë ose distancim, pa e kuptuar ndikimin emocional që kjo ka tek fëmija i tyre.


Si ndikon kjo tek partneret që po divorcohen

✔ Krijon një shtresë të dytë dhimbjeje

Partneret mendojne jo vetëm humbjen e marrëdhënies se tyre, por edhe ndjenjen se nuk kane një vend të sigurt emocional brenda familjes së tyre.

✔ Mund t’i bëjë emocionet shumë më të vështira

Personi mund të ndihet më i vetmuar, më i shqetësuar dhe të fillojë të fajësojë veten më shumë.

✔ Krijohet  një konflikt i brendshëm

Në disa raste : nevoja për t’u kuptuar nga familja, dhe realiteti që familja nuk e pranon situatën e  bën më të gjatë procesin e shërimit emocional te partnereve.


Çfarë mund të bëhet në këtë situatë?

Fokusi nuk është gjithmonë të ndryshohen prindërit, por të mbrohet shëndeti emocional i individit.

✔ Mos e mbaj gjithë peshën vetëm te familja

Është shumë e rëndësishme të mos mbështetesh vetëm emocionalisht te prindërit kur ata nuk të mbështesin.

✔ Ndërto një rrjet tjetër mbështetjeje

Miq të besuar, njerëz të afërt ose një psikolog mund të ndihmojnë shumë në këtë fazë.

✔ Vendos kufij emocionalë

Kjo nuk do të thotë largim nga familja, do të thotë mbrojtje nga biseda dhe situata që të lëndojnë më shumë.


Përfundim

Prindërit që ofrojnë mbështetje gjatë divorcit shërbejnë si një “bazë e sigurt emocionale”. Ata nuk kanë nevojë të japin zgjidhje, por prania e tyre ka një efekt  qetësues.

Kur një prind dëgjon pa gjykuar dhe nuk e kthen situatën në fajësim, ai i jep fëmijës së tij një mesazh te forte: që ndarja nuk do të thotë humbje e dashurisë apo e përkatësisë familjare.

Kjo lloj mbështetjeje ndihmon që personi të mos ndihet vetëm dhe i jep forcë emocionale për ta përballuar më lehtë ndryshimin. Ajo ul ndjeshëm stresin, ndihmon në stabilizimin e emocioneve dhe e bën procesin e rikuperimit më të shëndetshëm dhe më të shpejtë.

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2026 All rights reserved