Bullizmi ne adoleshence

* Autori: Iris Mançi
* Nr.faqeve: 268

“Bullizmi në adoleshencë” nuk është thjesht një libër – është një thirrje për ndërgjegjësim për këtë tematikë.
Adoleshenca është një moshë që ndodh në jetën e çdo personi si një periudhë jetëshkurtër, por me ndryshime të mëdha cilësore që prekin shumë fusha të personalitetit, zhvillimit fizik dhe psikologjik, mendor dhe social. Kjo moshë quhet kritike, e vështirë sepse njohja e zhvillimeve të brendshme në adoleshencë është e pakët dhe pasqyrimi i kualifikuar i komponentit të rritur nuk është në nivelin e duhur. Gjatë krijimit të identitetit tek individi, shumë faktorë ndikohen nga: familja dhe shoqëria. Adoleshentët fillojnë të përballen me sfidat më të larmishme që ndikojnë në krijimin e identitetit. Në këtë fazë vihet re se individët përfshihen më shpesh në situata agresive midis shokëve të tyre në mjediset e shkollës, të njohura si bullizëm. Përmes fjalëve të ndjeshme dhe analizës së thelluar, autorja sjell në dritë realitetin e hidhur të bullizmit në të gjitha format e tij: fizik, psikologjike, social, kibernetik, racial dhe seksual. Një realitet që lë gjurmë në zhvillimin e një adoleshenti. Libri eksploron pasojat e thella që bullizmi lë në zhvillimin emocional, social, fizik dhe kognitiv të të rinjve – nga ankthi dhe izolimi, deri te vetëvlerësimi i ulët dhe pasiguria. Përmes teorive moderne psikologjike dhe sociale, lexuesi mëson të kuptojë “pse ndodh bullizmi” dhe çfarë mund të bëjmë për ta ndalur atë.

2 500 L

© 2026 All rights reserved

Na ndiqni gjithashtu në rrjetet tona sociale:

Na gjeni këtu Libra Psikologjikë