Vetja Përfund- Vështrim në thellësi të depresionit

* Autori: Sadik H. Lala

* Grupmosha: +18 vjeç
* Viti i botimit: 2020
* Nr.faqeve: 344

Tematika e përzgjedhur nga autori është sa interesante, aq edhe e dobishme, sa e nevojshme, aq edhe e vështirë. Në kushtet e pandemisë, kur e gjithë bota, përfshi edhe vendin tonë, po përjeton me dhimbje humbjet e jetëve njerëzore dhe sfidat për gjetjen e mënyrave, rrugëve dhe medikamenteve për përballimin e saj. Një nga pasojat e kësaj pandemie, për të gjithë ne, është ekspozimi më i madh ndaj shtimit të stresit dhe shfaqjes së depresionit. Pikërisht, autori na prezanton këtë punim, i cili ka në thelb të përmbajtjes së tij depresionin. Në faqet e kësaj vepre trajtohen tematika me shumë interes për çdonjërin nga ne, duke filluar nga kuptimi mbi depresionin, simptomat e tij, diagnozat e depresionit dhe nëntipeve e tij, duke vijuar me trajtimin e problematikave të shfaqjes së tij në disa prej grupeve më të rëndësishme të shoqërisë, si: fëmijët dhe adoleshentët, te mosha e tretë dhe te vajzat e gratë, e duke përfunduar në trajtimin e një çështjeje shumë të rëndësishme si ajo e lidhjes dhe raportit mes depresionit dhe suicidit (vetëvrasjes).

1 000 L

© 2026 All rights reserved

Na ndiqni gjithashtu në rrjetet tona sociale: