🌍 Transport në të gjithë BOTËN📦 Posta falas për blerje mbi 4000 lekë në Shqipëri 📦 Kosto e përgjysmuar për blerje mbi 40 euro në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
tokologjia liber per gruan

Tokologjia

nga Alice B. Stockham

Shëndeti/Mirëqenia

1,200 Lekë
Autori: Alice B. StockhamFaqe: 190Viti: 2025

Rreth librit

Në “Tokologjia”, mjekja Alice B. Stockham trajton në mënyrë të drejtpërdrejtë ndryshimet fizike dhe nevojat e gruas gjatë fazave të ndryshme të jetës. Një pjesë e rëndësishme e librit i kushtohet shtatzënisë dhe lindjes, duke shpjeguar zhvillimin e fetusit, shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, përgatitjen për lindje dhe kujdesin pas lindjes.

Autorja trajton gjithashtu menstruacionet, higjienën gjatë shtatzënisë, ushqyerjen, aktivitetin fizik, pushimin dhe menopauzën. Pas lindjes, vëmendja zhvendoset edhe te kujdesi për foshnjën, veçanërisht gjatë muajve të parë të jetës.

Një nga idetë kryesore të Stockham ishte se gratë duhet të kishin më shumë njohuri për trupin dhe shëndetin e tyre, në një periudhë kur informacioni mjekësor për seksualitetin, shtatzëninë dhe lindjen nuk ishte lehtësisht i arritshëm për to. Për këtë arsye, libri ka edhe rëndësi historike në zhvillimin e edukimit për shëndetin e grave.

Tokologjia1,200 Lekë
Porosit