Nëse jeni duke përjetuar ankth, depresion, lodhje ekstreme apo pasoja të një traume, ky libër risues do tju mesojë të bëheni shëruesit e vetes tuaj.
Brittany Piper e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj me terapistë tradicionalë, duke rikujtuar sa e sa herë historitë e dhimbshme të traumave të saj. Por rikthimi i herëpashershëm tek ato ngjarje tronditëse e bënte të ndihej edhe më e bllokuar se më parë. Më në fund, ajo vendos ta marrë procesin e shërimit të vetes në duart e saj.
Përgjatë këtij udhëtimi, Brittany zbuloi shkenca të reja që shpjegojnë se si dhe pse trauma jeton në trupin tonë; jo në historinë e asaj që na ka ndodhur. Me inkurajim, ndjeshmëri dhe dhembshuri, Brittany, praktikuese e specializuar e traumës do t'u udhëhegë me delikatesë përgjatë përvetësimit të ushtrimeve somatike, të cilat synojnë të ndilhmojnë në heqien e "parzmores mbrojtëse" të së kaluarës dhe tju rikthejnë te vetja juaj e vërtetë, ajo që ishit përpara traumës.