🌍 Transport në të gjithë BOTËN📦 Posta falas për blerje mbi 4000 lekë në Shqipëri 📦 Kosto e përgjysmuar për blerje mbi 40 euro në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
Strategjia fituese liber

Strategjia fituese

nga Renato Civili

Biznes & Para

1,500 Lekë
Autori: Renato CiviliFaqe: 256Mosha e leximit: mbi 14 vjeç

Rreth librit

Dëshiron të marketosh më mirë biznesin? Ky libër është për ty! Mbështetur në përvojën e tij 10-vjeçare dhe në studimin e marketerëve më të mirë në botë, Renato Civili, ekspert i mirënjohur i marketingut në Shqipëri, të tregon hap pas hapi si të krijosh strategji të marketingut dixhital që të ndihmojnë: të rrisësh shitjet dhe të ardhurat; të fitosh klientë; të ndërtosh një biznes dhe brend të suksesshëm; të dallohesh nga konkurrentët; të ushtrosh më shumë ndikim dhe autoritet në treg. Të gjitha këto i ke vetëm 10 hapa praktikë larg. A ke guxim t’i zbatosh? Marketingu nuk ka pse të jetë i vështirë për ty. Në këtë libër do të mësosh si të marketosh më mirë biznesin dhe të rrisësh brendin tënd. Do të fillosh të mendosh si marketerët më të suksesshëm në botë dhe do të zhvillosh aftësitë kryesore për t’u bërë profesionist i marketingut dhe i botës dixhitale: NJIH KLIENTËT IDEALË Si t’i gjesh dhe t’i fitosh klientët idealë STRATEGJITË E KOMUNIKIMIT DIXHITAL Si të pozicionohesh më mirë në treg MEDIAT SOCIALE DHE INTELIGJENCA ARTIFICIALE Si të fitosh vëmendjen dhe besimin e audiencës FUSHATAT DIXHITALE Si të rrisësh shitjet dhe të gjesh klientë në botën dixhitale SEKRETET E KOPIRAJTINGUT Si të shkruash me ndikim dhe të shesësh nëpërmjet fjalës së shkruar ELEMENTET E UEBSAJTIT EFEKTIV Si të ndërtosh një uebsajt që edukon, promovon dhe shet MARKETINGU ME EMAILE Si të krijosh marrëdhënie afatgjata me klientët KRIJIMI I AMBASADORËVE TË BRENDIT Si të fuqizosh punonjësit që të bëhen ambasadorë të kompanisë KTHIMI I KLIENTËVE NË HISTORI SUKSESI Si t’i motivosh klientët që të bëhen promotorë të brendit RRITJA E BRENDIT PERSONAL Si të fitosh guximin për t’u bërë lider i industrisë Ky libër është shkruar për sipërmarrësit, menaxherët, punonjësit, profesionistët e lirë dhe për të gjithë ata që duan të rrisin biznesin dhe brendin e tyre.
Strategjia fituese1,500 Lekë
Porosit