
Si ma shpjegoi cmenduria boten
Rreth librit
Të rritesh nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos kur familja ndryshon, marrëdhëniet bëhen më të ndërlikuara dhe bota e të rriturve duket gjithnjë e më e pakuptueshme.
Në romanin “Si ma shpjegoi çmenduria botën”, Dita Zipfeli sjell një histori origjinale, plot humor, ironi dhe situata të papritura, që trajton kalimin nga fëmijëria drejt adoleshencës.
Lusi është pothuajse trembëdhjetë vjeçe dhe ka shumë dëshira: të krijojë miqësi të reja, të përjetojë dashurinë e parë dhe të largohet nga shtëpia për të shkuar në Berlin. Por jeta e saj ndërlikohet kur partneri i ri i së ëmës shpërngulet në shtëpinë e tyre dhe pushton edhe hapësirën e saj personale.
Në përpjekje për të fituar para për udhëtimin drejt Berlinit, Lusi fillon të punojë për një plak të çuditshëm, i cili merret me receta të pazakonta dhe përzierje magjike. Kur ajo vendos të provojë një prej tyre, duke shpresuar se mund të jetë një eliksir dashurie, ngjarjet marrin një drejtim krejt të papritur.
Përmes aventurave të Lusit, libri na njeh me botën emocionale të një vajze në prag të adoleshencës, me dëshirën për pavarësi, nevojën për t'u pranuar dhe vështirësinë për të kuptuar ndryshimet brenda familjes.









