Autor: Clarence Darrow
Perktheu : Kriste Shtufi
Botim 2026
fq 249
“Krimi – Shkaku dhe trajtimi i tij” është një libër mbi kriminologjinë, psikologjinë e krimit dhe sistemin e drejtësisë penale. Clarence Darrow përpiqet t’i përgjigjet një pyetjeje themelore: Pse një njeri kryen krim?
Autori argumenton se sjellja kriminale nuk mund të shpjegohet vetëm duke thënë se një person është “i keq”. Ai shqyrton ndikimin e trashëgimisë, familjes, edukimit, varfërisë, mjedisit ku rritet individi, kushteve ekonomike dhe rrethanave të jetës. Sipas qasjes së tij, shumë njerëz që përfundojnë në krim janë formuar nga një kombinim faktorësh që nuk varen plotësisht prej tyre.
Darrow analizon konkretisht edhe vrasjen, krimet seksuale, pronën dhe vjedhjen, alkoolin dhe krimin, të miturit që kryejnë shkelje, burgjet dhe dënimin me vdekje.
Një pjesë e rëndësishme e librit i kushtohet mënyrës se si shoqëria i ndëshkon autorët e krimeve. Darrow kritikon idenë se burgimi dhe dënimet e rënda e zgjidhin vetë problemin e kriminalitetit. Në vend të hakmarrjes, ai kërkon që të kuptohen shkaqet e sjelljes kriminale dhe të punohet më shumë për parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin.
© 2026 All rights reserved