🌍 Transport në të gjithë BOTËN📦 Posta falas për blerje mbi 4000 lekë në Shqipëri 📦 Kosto e përgjysmuar për blerje mbi 40 euro në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
Rruga stoike drejt pasurise

Rruga stoike drejt pasurise

nga Darius Foroux

Biznes & Para

1,200 Lekë
Autori: Darius ForouxFaqe: 194

Rreth librit

Një libër i mrekullueshëm që kombinon strategjitë e zgjuara të investimit me urtësinë e Stoikëve"Sam Dogen, autor bestseller i WSJ dhe krijues i Financial Samurai.Zbulo qasjen praktike dhe të volitshme drejt ndërtimit të pasurisë, e cila aplikon urtësinë e lashtë në kaosin e tregjeve të ditëve moderne.Stoikët kuptuan që kontrolli i reagimeve dhe menaxhimi i emocioneve, të shpie drejt suksesit.
Të njëjtat parime aplikohen në jetët tona financiare, sot. Investitorët e mëdhenj i qasen tregjeve me disiplinë, ftohtësi dhe vetëkontroll - mësime që Stoikët na i kanë dhënë prej mijëra vjetësh. Pavarësisht, shumë njerëz dëshpërimisht vihen në ndjekje të parave, e s'humbin vetëm ato me kalimin e kohës, por privohen nga çka mbart më shumë rëndësi: qetësia mendore. Ndërsa ata që pasurohen shpejt, varfërohen po aq shpejt.
Më mirë, zbulo zgjidhjet Stoike për të marrë mbrapsht kohën, qetësinë dhe pasurinë afatgjatë përmes investimit të arsyeshëm dhe vendimmarrjes financiare.Darius Foroux shkon te qindra mijëra njerëz me anë të shkrimeve dhe podcast-eve, duke ndarë profesionalisht idetë e Stoikëve përmes një optike financiare lehtësisht të kuptueshme, qofsh student i kalitur i Stoicizmit apo rishtar. Ndonëse tregjet financiare bëhen krejt të paparashikueshëm dhe kaotikë, Rruga Stoike Drejt Pasurisë mundëson zgjidhjen për të përballuar çdo stuhi ekonomike dhe për të ndërtuar pasuri që do të zgjasë tërë jetën, e më tej.

Rruga stoike drejt pasurise1,200 Lekë
Porosit