🌍 Transport në të gjithë BOTËN📦 Posta falas për blerje mbi 4000 lekë në Shqipëri 📦 Kosto e përgjysmuar për blerje mbi 40 euro në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
Pse fleme liber

Pse fleme

nga nga Matthew Walker

Shëndeti/Mirëqenia

1,500 Lekë
Autori: nga Matthew WalkerFaqe: 440

Rreth librit

Gjumi është një nga dimensionet më të rëndësishme të jetës. Paradoksalisht, është gjithashtu një fenomen thuajse i panjohur. Deri kohët e fundit, shkenca nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej pyetjeve të tilla: pse flemë? Cilat janë pasojat e mungesës së gjumit në shëndetin tonë? Çfarë dobie ka gjumi?
Duke vepruar në trurin tonë, gjumi përmirëson aftësitë tona për të mësuar, për të kujtuar dhe për të marrë vendime racionale. Ai kalibron emocionet, fuqizon sistemin imunitar dhe rregullon metabolizmin. Ëndrrat lehtësojnë kujtimet tona të dhimbshme dhe krijojnë një realitet virtual që nxit kreativitetin.
Në vetëm njëqind vjet, qeniet njerëzore kanë braktisur nevojën e tyre biologjike për gjumë të mjaftueshëm. Si rezultat, cilësia e dobët e gjumit në vendet e industrializuara ka ndikim katastrofik në shëndetin, jetëgjatësinë, sigurinë, produktivitetin dhe edukimin e fëmijëve tanë.
Kjo epidemi e heshtur e mungesës së gjumit përbën sfidën më të madhe të shëndetit publik, me të cilën vendet e zhvilluara po përballen në shekullin XXI. Nëse duam të shmangim grackën mbytëse që krijohet nga neglizhenca ndaj gjumit, vdekjen e parakohshme që shkakton, dhe problemet shëndetësore që sjell, duhet të ndryshojmë rrënjësisht pikëpamjet tona personale, kulturore, profesionale dhe shoqërore për gjumin

Pse fleme1,500 Lekë
Porosit