Martesa e persosur

* Autor: Jevan Rose
* Viti i botimit:2024
* Grupmosha: +18

“Martesa e persosur” nga Jeneva Rose eshte nje thriller psikologjik i mbushur me mister, tradhti dhe sekrete qe shkaterrrojne fasaden e nje jete “ideale”. Libri trajton idene se pas nje martese te bukur ne syte e te tjereve, mund te fshihet nje realitet i erret dhe i rrezikshem.

Historia fokusohet te Sarah Morgan, nje avokate e suksesshme dhe e forte, e cila ka ndertuar karrieren duke mbrojtur njerez ne gjykate. Ajo duket se ka gjithcka: reputacion, para dhe nje martese qe nga jashte duket perfekte. Por gjithcka shembet kur burri i saj Adam akuzohet per vrasjen e metreses se tij.

Sarah perballet me vendimin me te veshtire te jetes: te mbroje burrin e saj ne gjykate dhe te provoje pafajesine e tij, apo te pranoje se martesa e tyre ka qene nje genjeshter. Nderkohe, lexuesi futet ne nje rrjet manipulimesh ku askush nuk eshte ai qe duket dhe ku e verteta ndryshon ne cdo faqe.

Ky liber eshte i shkurter, i shpejte dhe shume terheqes, me kapituj qe te mbajne ne tension deri ne fund. “Martesa e persosur” eshte ideal per ata qe pelqejne histori me kthesa te papritura dhe funde tronditese.

1 200 L

© 2026 All rights reserved

Na ndiqni gjithashtu në rrjetet tona sociale: