
Rreth librit
Po sikur një ditë të bukur të zbulosh se një gabim mund të të mësojë diçka të rëndësishme; se një shok i vërtetë dallohet në çastet e vështira, apo se një aventurë e bukur mund të fillojë pikërisht atëherë kur lë mënjanë telefonin?
Në faqet e këtij libri do të takosh fëmijë me dëshira, frikëra, teka e sfida, personazhe të veçantë dhe plot situata të papritura. Do të qeshësh me ngatërresat e tyre, do të emocionohesh me historitë që përjetojnë dhe do të zbulosh se, ndonjëherë, edhe një keqkuptim i vogël mund të kthehet në një mësim me vlerë.
Këto përralla e tregime flasin për miqësinë e vërtetë, mirësinë, respektin dhe pranimin e tjetrit ashtu siç është.
Ky libër të fton në një udhëtim plot aventura dhe situata të këndshme! Mes faqeve të tij do të gjesh përgjigje për disa nga pyetjet që të lindin çdo ditë. Do të frymëzohesh nga forca e shumë personazheve për të kapërcyer çdo frikë e vështirësi.









