Fëmijët nuk duan psikolog. Duan prinder!

* Autori: Nikos Sideris
* Viti i botimit: 2010
* Nr. Faqeve: 136

Një libër për raportet e sotme prindër-fëmijë, që u drejtohet prindërve të zakonshëm, të cilët brenda familjeve të zakonshme rrisin fëmijë të zakonshëm. Një letër në mirëbesim drejtuar prindërve që mendojnë.
"Familja nuk është një e tërë e padiferencuar. Po nuk është as një fushë ku të gjithë lojtarët bëjnë gjithçka - edhe rolin e portierit, edhe rolin e mbrojtësit, edhe në qendër të fushës, edhe në sulm, edhe zëvendësues në pankinë, edhe trajner, edhe gjyqtar… Në një shtëpi bashkëbanojnë trupa, fantazi, lëvizje, fjalë, ndjenja, mendime, vende dhe sende të ndryshme…
Dhe padyshim në këto rrethana janë prindërit ata që luajnë rolin e tyre të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm. Në mënyrë të pashmangshme këta prindër hasin vështirësi, dyshime, probleme, ndoshta edhe udhëkryqe në raportet dhe marrëdhëniet me fëmijët e tyre.

800 L

© 2026 All rights reserved

Na ndiqni gjithashtu në rrjetet tona sociale: