🌍 Transport në të gjithë BOTËN📦 Posta falas për blerje mbi 4000 lekë në Shqipëri 📦 Kosto e përgjysmuar për blerje mbi 40 euro në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
🌍 Transport në të gjithë BOTËN📦 Posta falas për blerje mbi 4000 lekë në Shqipëri 📦 Kosto e përgjysmuar për blerje mbi 40 euro në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
Nëse fëmija nuk dëgjon fjalë dhe sillet keq me vëllain/motrën e tij...
Nëse nuk i bën detyrat, nëse vijnë vazhdimisht ankesa nga shkolla... Nëse nuk i kryen përgjegjësitë brenda familjes, nëse nuk respekton të rriturit...
A duhet të themi: “Këto veprime duhet të ndëshkohen.” - dhe ta ndëshkojmë atë?
A mund të korrigjohet sjellja e fëmijës duke u zemëruar me të, duke e qortuar apo ndëshkuar?
Apo ndëshkimi është një shfaqje e pafuqisë së të rriturve?
Shumë të rritur besojnë se nuk mund të ketë edukim të fëmijëve pa ndëshkim.
Ata mendojnë se ndëshkimi dhe shpërblimi janë metoda të mira edukimi në mënyrë që fëmija të mësojë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar.
“Nëse ndëshkimi do të ishte një gjë e keqe, ne që u ndëshkuam si fëmijë do të ishim gjithashtu njerëz të këqij,” thonë ata.
Po, ndëshkimi nuk është një mjet edukimi, është një sjellje poshtëruese...
Fëmija e zhvillon personalitetin e tij jo duke u poshtëruar, por duke u vlerësuar... Në librin “Edukimi pa ndëshkim 2” parashtrohet të mësuarit me përvetësim dhe edukimi i sjelljes te fëmijët.