🌍 Transport në të gjithë BOTËN📦 Posta falas për blerje mbi 4000 lekë në Shqipëri 📦 Kosto e përgjysmuar për blerje mbi 40 euro në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
Antitabu- Keshilla per miqte
Te tjera

Antitabu- Këshilla për miqtë

nga Shaban Murati

900 Lekë

Në stok – gati për dërgesë

Porosit direkt në WhatsApp
  • Dërgesa në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe kudo në botë
  • Pagesa në dorëzim
  • Këshillim falas në WhatsApp për zgjedhjen e librit
Faqe
167
Kategoritë
Më shumë

Rreth librit

Qëllimi i librit tim është të thyejë shumë tabu, që karakterizojnë jetën shqiptare dhe mendimin shoqëror shqiptar. Ndaj i vura titullin “Antitabu”. Libri përfaqëson një ngulmim intelektual për të trokitur dhe për të hapur dyert e rënda të tabuve të shumta, që prangosin sot shoqërinë shqiptare. Tabu të krijuara nga historia e dhimbshme e pushtimeve të gjata prej mijëra vjetësh. Tabu të krijuara nga varfëria proverbiale dhe nga prirja e detyruar e mbijetesës në guaskën e mbylljes në vetvete. Tabu të krijuara nga imponimet e mentaliteteve dhe kulturave heterogjene të të gjitha pushtimeve të tokës arbërore në dy mijë vjet. Tabu të krijuara nga niveli i ulët kulturor dhe nga rrethimet gjeografike dhe shpirtërore. Tabu të ngurtësuara nga baza e pashërueshme tribale e shoqërisë dhe e mendjes shqiptare. Tabu të krijuara nga regjimet autokratike dhe udhëheqësit autokratë në gjithë historinë e shtetit shqiptar.

Antitabu- Këshilla për miqtë900 Lekë
Porosit