
MENO 2.0 – Versioni im i ri
Rreth librit
MENO 2.0 – Versioni im i ri, nga Burbuqe Raufi, eshte nje liber qe i jep ze pervojave te grave gjate menopauzes, nje periudhe ndryshimesh fizike, emocionale dhe psikologjike qe shpesh shoqerohet me pasiguri, lodhje, shqetesime dhe ndjesine se nuk e njohin me veten.
Autorja trajton me sinqeritet dhe ndjeshmeri ndryshimet qe ndodhin ne trup dhe ne mendje, veshtiresite me gjumin, luhatjet emocionale, humbjen e durimit dhe sfidat e perditshme qe shume gra perpiqen t'i perballojne ne heshtje. Permes nje qasjeje te hapur, me humor dhe mirekuptim, libri ndihmon lexuesen te kuptoje se keto pervoja jane pjese e nje procesi natyror dhe se nuk ka pse te ndihet e vetme.
MENO 2.0 nuk eshte nje liber mjekesor apo nje udhezues me zgjidhje magjike, por nje ftese per te folur pa tabu rreth menopauzes, per te pranuar ndryshimet dhe per te rizbuluar veten ne nje faze te re te jetes. Nje liber per grate qe duan ta perjetojne kete tranzicion me me shume vetedije, vetedhembshuri, force dhe lirine per te qene vetvetja.









