🌍 Transport në të gjithë BOTËN📦 Posta falas për blerje mbi 4000 lekë në Shqipëri 📦 Kosto e përgjysmuar për blerje mbi 40 euro në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
Mendja lakmitare – libër psikologjik

Mendja lakmitare

nga Judson Brewer

Zhvillimi personal

1,300 Lekë
Autori: Judson BrewerFaqe: 293Viti: 2025

Rreth librit

Libri “Mendja lakmitare” nga Judson Brewer eshte nje liber i fuqishem psikologjik qe shpjegon pse njerezit bien ne kurthin e zakoneve te demshme dhe pse mendja jone shpesh kerkon gjithnje e me shume: me shume ushqim, me shume rrjete sociale, me shume duhan, me shume konsum, apo me shume miratim nga te tjeret.

Autori, i njohur si ekspert i neuroshkences dhe i sjelljes njerezore, tregon se lakmia nuk eshte thjesht deshire, por nje mekanizem i trurit qe krijon varësi. Ai shpjegon se si funksionon cikli i zakonit: shkak – sjellje – shperblim, dhe pse truri e perserit kete cikël edhe kur ai na demton.

Nepermjet shembujve reale dhe studimeve shkencore, Brewer tregon se si lind varësia dhe si mund te çlirohemi prej saj duke perdorur nje metode te thjeshte por te fuqishme: vëmendjen e ndergjegjshme (mindfulness). Libri ndihmon lexuesin te kuptoje emocionet qe fshihen pas lakmise, si ankthi, boshllëku, stresi apo vetmia.

“Mendja lakmitare” nuk eshte vetem nje liber teorik, por nje udherrefyes praktik per te thyer zakonet negative dhe per te krijuar nje jete me me shume qetesi, vetekontroll dhe vetedije.

Ky liber rekomandohet per kedo qe lufton me varësine ndaj ushqimit, duhanit, telefonit, stresit apo mendimeve te perseritura.

Mendja lakmitare1,300 Lekë
Porosit