🌍 Transport në të gjithë BOTËN📦 Posta falas për blerje mbi 4000 lekë në Shqipëri 📦 Kosto e përgjysmuar për blerje mbi 40 euro në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
🌍 Transport në të gjithë BOTËN📦 Posta falas për blerje mbi 4000 lekë në Shqipëri 📦 Kosto e përgjysmuar për blerje mbi 40 euro në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
Një tjetër botim prestigjioz nga psikologu turk me famë ndërkombëtare Doğan Cüceloğlu – ligjëruesit të rregullt në universitetet më prestigjioze amerikane (Berkeley, California, Illinois, Fullerton) dhe autorit të rreth 40 artikujve shkencorë që për trajtim kanë pasur mendimet, ndjenjat dhe sjelljet njerëzore nga këndvështrimi psikologjik.
Jo gjithmonë burimin e dëshpërimit duhet ta kërkosh jashtë vetes tënde. Duhet të kesh parasysh fëmijërinë, ndikimet, shkollimin, pritshmëritë ndaj jush, pritshmëritë që keni ndaj vetes etj.
Në shumicën e rasteve as që jemi në dijeni për to. Por, kjo marrëdhënie është një ndër më të rëndësishmet në jetën tonë. Një person që e ka të çekuilibruar këtë marrëdhënie, nuk mund të ketë kurrsesi një jetë të lumtur, thotë autori midis tjerash. Libri “Fëmija Brenda Nesh” trajton formimin e marrëdhënieve mes fëmijës së brendshëm dhe prindit të brendshëm, llojet e tyre, ndjenjat, mendimet dhe sjelljet në përditshmëri.