Autor: Damon Zahariades
Libri “Arti i te thenit JO” nga Damon Zahariades eshte nje udhezues praktik dhe shume i drejtperdrejte per njerezit qe e kane te veshtire te vendosin kufij dhe qe shpesh pranojne gjera qe nuk i duan, thjesht per te mos zhgenjyer te tjeret.
Autori shpjegon pse shume njerez bien ne kurthin e “po”-se automatike: frika nga refuzimi, deshira per t’u pelqyer, ndjenja e fajit, ose ideja se duhet te jesh gjithmone i disponueshem. Por ky zakon, sipas tij, te shkaterron energjine, te merr kohen dhe te ben te ndihesh i shfrytezuar.
Ne kete liber, Zahariades te meson si te thuash JO pa agresivitet, pa justifikime te gjata dhe pa u ndjere fajtor. Ai ofron teknika konkrete komunikimi, fjali te gatshme dhe strategji te thjeshta per te refuzuar me respekt, por me vendosmeri. Libri thekson se te thuash JO nuk eshte egoizem, por nje forme vetembrojtjeje psikologjike dhe nje menyre per te ruajtur mireqenien personale.
“Arti i te thenit JO” eshte ideal per ata qe duan te rrisin vetebesimin, te mbrojne kohen e tyre dhe te ndertojne marredhenie me te shendetshme, ku respektohen kufijte dhe vlerat personale.
© 2026 All rights reserved