Edukimi fillon me dashuri

*Autor: ADEM GYNESH
* Nr.faqeve: 232

"Çdo herë që kam parë një njeri me vlera, kam vënë re se ai gjithashtu i jepte vlerë fëmijës.
T’i japësh vlerë fëmijës nuk është një dhuratë apo privilegj, por një domosdoshmëri e të qenit njeri. Fëmijët e prindërve që i kushtojnë rëndësi kësaj domosdoshmërie, janë të qetë me paqe me jetën. Ata janë fëmijë që, kur është koha, dinë të qeshin me entuziazëm dhe, kur duhet, të ndiejnë trishtim. Janë fëmijë me sy që shkëlqejnë, që e kanë përjetuar vlerën e të qenët njeri...
Çdo herë që kam parë një fëmijë me probleme, kam parë gjithashtu se ai ishte një fëmijë që ishte nënvlerësuar me fjalët “është veç fëmijë”.
Që të mos e nënvlerësosh një fëmijë, duhet ta dish se kush është fëmija.
Kush është fëmija dhe si jeton? Si formohet personaliteti i tij? Si zhvillohen ndjenjat e tij?
Në librin “Edukimi fillon me dashuri”, Adem Gynesh e shikon jetën nga sytë e një fëmije. Në çdo kapitull, ai hap horizonte të reja mendimi.
Nganjëherë thotë: “Nuk ka shpërqendrim tek fëmijët; kjo është gjendja e tyre natyrore”, e nganjëherë në dukje se arsimi i fëmijës nuk mund të bëhet përmes ndëshkimit, duke theksuar rëndësinë e ndjenjës së “besimit”, që është thelbi i marrëdhënies mes të rriturit dhe fëmijës.

1 200 L

© 2026 All rights reserved

Na ndiqni gjithashtu në rrjetet tona sociale:

Na gjeni këtu Libra Psikologjikë